Tuesday, December 11, 2018
Home > Lajme > Zidane: Real Madridi mund ta fitojë tripletën

Zidane: Real Madridi mund ta fitojë tripletën

15805

Asistenti i trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti – Zinedine Zidane ndjen se Real Madrid mund ta fitojë tripletën.

 Real Madrid janë në garë për të fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Kupën e Mbretit.

”Sigurisht se duhet të diskutohet mundësia për ta fituar tripletën”.

”Kur ju luani për Real Madrid, ju i dini objektivat tuaja. Ne jemi në tre gara dhe ne mund t’i fitojm”.

”Ne duhet të vazhdojmë, duke e ditur se fitimi i tripletës është i vështirë sepse ka ekipe shumë të mira. Nëse ju mbeteni të fokusuar dhe duke punuar mirë, mund të arrijmë gjëra të rëndësishme”, u shpreh Zidane./Goal.al/