Wednesday, August 21, 2019
Home > Lajme > Ylli kosovare Edon Zhegrova te Standart Liege

Ylli kosovare Edon Zhegrova te Standart Liege

10294516_274920206016976_1496301181987397477_n

Edon Zhegrova talenti 15 vjeçar anëtar i skuadres Prishtina po testohej nga skuadra belge Standard Liege. Mediet belge nuk kanë hezituar që Edonin ta quajnë “Messi i Kosovës”.

Vetëm dy javë pas vizitës së skautit të skuadres belge Standard Liege, Marc Van Osselaer te kjo klub për prova testuese tashmë janë tre futbollistë kosovar, ndër të cilët edhe Edon Zhegrova 15 vjeçar.

Merret vesh se skuadra e njjohur belge Standard Liege interesim të madh ka shfaqur sidomos për Edonin, ndërsa aty janë edhe vëllëzërit Sahiti , Emiri (Prishtina) dhe Suadi (Hajvalia).

Edon Zhegrova edhe pse akoma i ri vetëm 15 vjeç, ai ka zgjuar interesim të madh te klubi bleg. Edoni qysh në moshen 12 vjeçare ishte zgjedhur më i miri në Kampi veror “Milan Junior Camp” në vitin 2011 në Prishtinë.

Përveq Standard Liege për të cilin është duke u testuar, portali belg “dhnet.be” shkruan se për Edon Zhegrova interesim kanë shfaqur edhe klubet e mëdha evropaine si Paris St.Germaine, Barcelona dhe Arsenal.

Tashme Edon Zhegrova eshte lojtar i Standart-it pas publikimit te fotos ne faqen zyrtare Faqcebook./Goal.al/

https://www.facebook.com/EdonZhegrovaOfficial/photos/a.263802037128793.1073741828.263728210469509/274913962684267/?type=1&theater