Saturday, April 4, 2020
Home > La Liga > Pedro: Barcelona, mundësia ime e artë

Pedro: Barcelona, mundësia ime e artë

pedro-chelsea-658x371

 

Në një intervistë dhënë për mediat spanjolle, Pedro Rodriguez rrëfen 360 gradë jetën e tij, që nga hapat e parë, te kontakti me topin dhe transferimi në Londër pas shumë viteve në Barcelonë. I pyetur për formulën se si një fëmijë mund të arrijë nivelet më të larta të futboillit botëror, Pedro përgjigjet shkurt.

“Puna e pandërprerë të bën një futbollist të suksesshëm. Futbolli të jep shumë kënaqësi nëse bëhesh pjesë e tij por duhet të heqësh dorë edhe nga shumë gjëra të tjera. Fillimisht luaja në rrugë por më pas gjërat u bënë serioze dhe kjo është një fazë shumë e vështirë. Nuk e kam menduar asnjëherë që do të arrija në këto nivele. Është një ëndërr e bërë realitet”.

Në vijim ai ndalet te kontaktet e para me Barcelonën.

“Kur më kontaktoi Barcelona po luaja një turne ndërkombëtar me Tenerifen. Ia thashë vëllait por ai nuk më besoi, ndërsa prindërit nuk dëshironin të shkoja pasi mendonin se do ta kisha shumë të vështirë. Gjithsesi unë zgjodha të shkoja sepse ishte një mundësi e artë”.

Edhe pse këmbët e tij vlejnë miliona Euro, sulmuesi spanjoll ka kaluar një kalvar të gjatë për të arritur deri në këtë pikë të karrierës së tij.

“Gjatë muajve të parë në La Masia nuk arrija të mabjentohesha. Telefonoja shpesh prindërit të cilët më kërkuan të luftoja për ta shfrytëzuar mundësinë që m’u dha. Më pas dalëngadalë u përshtata. Idhulli im në atë klub ishte Rivaldo, ndërsa më pas luajta me lojtarin më të mirë të botës, Lionel Messi”.

Në fund, Pedro përqëndrohet te aventura londineze me Chelsean duke theksuar se edhe pse ndodhet që prej pak ditësh në Angli, duhet të punojë sa më shumë me gjuhën për të mos pasur probleme në stërvitje me një trajner si Jose Mourinho, ndërsa me humor shton:

“Një problem i madh është edhe timoni në krah të kundërt. Mendoj se momentalisht jam një rrezik i madh për të gjithë shoferët në Angli. Gjithsesi, besoj se do të përshtatem sa më shpejt me stilin e jetesës por edhe me skuadrën time të re”./goal.al/