Saturday, April 4, 2020
Home > Lajme > Nuk ka fitues në derbin Inter-Milan (VIDEO-FOTO)

Nuk ka fitues në derbin Inter-Milan (VIDEO-FOTO)

boateng-milan Ka përfunduar pa fitues derbi i javës në Serie A mes Interit dhe Milanit, ndeshje kjo që ishte edhe kryendeshja e Evropës këtë fundjavë.

Në pjesën e parë të ndeshjet, Inter tregoi lojë më të mirë por pa arritur të shënojë.

Me kalimin e minutave, Milan filloi të marrë kontrollin e lojës dhe të rrezikojnë portën e vendasve.

Në minutën e 21-të, Stephan El Shaarawy shfrytëzoi një top të dërguar nga Boateng duke kaluar në epërsi Milanin.

Deri në fund të pjesës së parë, Milan humbi disa pozicione të sigurta.

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët shënuan për ta barazuar rezultatin në minutën e 71-të. Yuto Nagatomo harkoi në zonë, ndërsa Ezequiel Schelotto shënoi me kokë, 1-1.

Pas golit të barazimit, të dyja skuadrat u kthyen në lojën e stilit italian, duke ngadalësuar tempon i lojës për të mos rrezikuar.

Shihni më poshtë golat e takimit nderësa më lartë fotografitë më të bukura të takimit:

Leave a Reply

Your email address will not be published.