Thursday, May 23, 2019
Home > Lajme > Mjeket e zgjojne nga koma, ilaci zhurma e “Ferrarit”

Mjeket e zgjojne nga koma, ilaci zhurma e “Ferrarit”

Michael-Schumacher_2777036b

Pas shume ditësh në koma, si pasojë e aksidentit që pësoi duke bërë ski, mjekët francezë ia kanë dalë ta zgjojnë ish-kampionin e botës në Formula 1, Majkëll Shumaker.

Ai pësoi një dëmtim të rëndë në kokës gjatë skijimit si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me një shkëmb. “L’Equipe” bën me dije se truri i Shumakerit ka reaguar mirë gjatë procesit të zgjimin e tij nga koma, ku gjendet prej një muaji, me mjekët që kanë tentuar ta nxjerrin tashmë nga kjo gjendje.

Sinjalet e reagimit pozitiv kane ardhur nga arsyeja e nje magnetofoni me zhurmen e Ferrarit ne te në spitalin e qytetit të Francës, Grenoble.

“Ky është lajmi më i mirë në këtë muaj. Por duhet me qenë të kujdeshëm, sepse veprimi i zgjimit nga koma është i ngadalshëm dhe zgjat”, – shkruan “L’Equipe”. Burimet spitalore pohojnë se reagimet fillestare të Shumakerit kanë qenë të mira, por tërheqin vërejtjen se procesi i rehabilitimit të tij mund të zgjasë me muaj, madje edhe me vite.