Tuesday, October 17, 2017
Home > Lajme > Ja videoja e futbollistit që mund ta rrëzojë nga froni Messin dhe Ronaldon

Ja videoja e futbollistit që mund ta rrëzojë nga froni Messin dhe Ronaldon

Një sezon spektakolar për të deri më tani, që konfirmohet dhe nga fjalët e një prej ish futbollistëve më të njohur të Argjentinës. Juan Sebastian Veron e njeh mjaft mirë kampionatin italian dhe rezervon fjalët më të mira për njërin prej tyre.

“Paulo Dybala mund të sfidojë Messi apo Ronaldo për Topin e Artë. Talenti është aty, gjithçka varet nga vazhdimësia, fitoret dhe trofetë.

Messi është Messi, por do të ishte këndshëm nëse, pas Messi të dominonte një argjentinas tjetër. Kam shumë shpresa për Dybala. Ai nuk duhet ngarkuar me shumë pritshmëri ose presion por jo çdokush mund të shkojë tek Juventus në moshë kaq të re dhe të kthehet në golashënues menjëherë.”

Pas vështirësive në hapësira në fillim të sezonit, Dybala është kthyer në titullar te Juventusi ai ka arritur që të shënojë plotë 10 gola gjithsej në të gjitha kompeticionet. /albeu.com/

paulodybala