Wednesday, December 13, 2017
Home > EKSKLUZIVE > Ja përballjet në gjysmëfinalet e Championsit

Ja përballjet në gjysmëfinalet e Championsit

champi

Në Nyon të Zvicrës janë përcaktuar dy çiftet e gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve. Goglat e tërhequra nga Dejan Stankovic kanë rezervuar përballje spektakolare.

Manchester City do të sfidojë Realin e Madrid, në një sfidë qëdo tëvendos përballë dy skuadra që kanë shpenzuar shumë në vitet e fundit në merkato. “Qytetarët” do të kërkojnë që të bëjnë befasinë ndaj skuadrës që ka fituar më shumë trofe në kompeticion. Madrilenëve në këtë mënyrë u buzëqesh fati pasi nuk do të kenë përballë skuadrën e Guardiolës të paktën në gjysmëfinale.

Çifti tjetër do të jetë ai mes Atletico Madrid dhe Bayernit të Mynihut në një duel që premton shumë rivalitet. Skuadra e Simeones pasi eliminoi në çerekfinale Barcelonën këtë herë do të kërkojë të eliminojë edhe bavarezët që konsiderohen si favoritët krysor për të triumfuar.

Kujtojmë që finalja e madhe e këtij sezoni do të luhet në Milano.