Saturday, April 4, 2020
Home > Premier League > Falcao, miqve: Po kthehem në Spanjë

Falcao, miqve: Po kthehem në Spanjë

foto (10)

Radamel Falcao po kthehet në Madrid, por jo te ish skuadra e tij Atletico, por të kushërinjtë e tyre të urryer, Reali.

Sipas mediave spanjolle, është vetë sulmuesi i Monakos, që ka njoftuar disa miq të tij të afërt për rikthimin e tij në Spanjë .

Sulmuesi kolumbian i cili është pjesë e skuadrës franceze, Monako, ka humbur pothuajse gjithë sezonin për arsye të lëndimit të gjurit të tij, ndërsa në Real ai pritet të zëvendësoj francezin, Karim Benzema.

Transferimi i mundshëm i Falcaos në Real, do irritonte shumë tifozët e Atleticos, pasi që kolumbiani ka qenë pjesë e skuadrës së udhëhequr nga trajneri Diego Simenone, në të cilën pati regjistruar 68 ndeshje dhe shënuar 52 gola./Indeksonline