Saturday, April 4, 2020
Home > Te tjera > Di Maria: Suksesi, shtysë për PSG

Di Maria: Suksesi, shtysë për PSG

di_maria_psg_630px

 

Mesfushori 27-vjecar i Paris Saint Germain Angel Di Maria shprehet se ndihet shumë i motivuar nga klima që ka gjetur tek kampionët e ligës së parë franceze. Sipas tij, kjo atmosferë progresi dhe suksesesh i bën lojtarët të japin maksimumin për të përmbushur të gjithë objektivat. Argjentinasi u transferua nga Manchester United në kryeqytetin francez për shifrën e 60 milionë Eurove pas vetëm një sezoni të kaluar  në Old Trafford dhe ndihet krenar për ecurinë e klubit të tij të ri dhe për startin e mirë të këtij sezoni. Debutimi i tij me parisienët erdhi bashkë me fitoren 3-0 ndaj Monacos dhe Di Maria nuk e fsheh entuziasmin për grupin e ri ku bën pjesë.

“Përshtypjet e mia të para për skuadrën time të re janë vërtet shumë të mira. I njihja pak a shumë të gjithë lojtarët por me mbërritjen time këtu pashë nga afër kualitet e tyre dhe mënyrën se si stërviten. Kur punon në kushte të mira në ambient të mirë dhe pozitiv mbërrijnë edhe rezultatet. Mendoj se i gjithë progresi që ka bërë kjo skuadër i motivon edhe më shumë lojtarët.” 

Edhe pse debutimi i tij me kampionët e Francës u vonua si pasojë dëmtimit që pësoi gjatë kësaj vere në kompeticionin e Kupës së Amerikës, 27-vjecari dhuroi një performancë për tu mbajtur mend pasi ishte ai që siguroi një asist të shkëlqyer në minutën e 83, që solli edhe golin e 3-të ndaj Monacos të realizuar nga bashkëkombasi i tij Ezequiel Lavezzi.
“E prisja me padurim debutimin me PSG dhe ndihem mjaft i lumtur për atë ndeshje se e kisha pritur gjatë. Isha stërvitur plot dy javë e gjysmë për atë takim dhe prisja mundësinë tu tregoja shokëve të skuadrës aftësitë dhe kualitetin tim. Pas atij asisti të shndërruar në gol përjetova një moment lumturie të plotë”./goal.al/