Friday, November 15, 2019
Home > Superliga Shqiptare > Çfarë ndodhi me heroin?

Çfarë ndodhi me heroin?

foto (1)

Çfarë ndodhi me heroin është titulli i shumë mediave. Titull ky që i dedikohet mesfushorit të kombëtares zvicerane, Valon Beharmi.

Behrami ishte më meritori për fitoren e Zvicrës përballë Ekuadorit në fund të ndeshjes, duke ndal një goditje në zonën e rreptësisë e duke nisur një aksion të shpejtë i cili në fund u konkretizua në gol, gol që ia dha tre pikë zviceranëve.

Por, mbrëmë në ndeshjen Zvicër – Francë, Valon Behrami ishte njëri ndër lojtarët me paraqitje më të dobët në fushë.

Ai si fillim e humbi duelin ajror me sulmuesin Giroud, ku ky i fundit realizoi me kokë. Gabimi tjetër edhe më i rëndë për mitrovicasin ishte ai kur gaboi në pasimin e topit, duke i dhuruar topin francezëve, me ç’rast pasoi edhe goli i dytë.

Duke parë paraqitjen e Behramit, trajneri Hitzfeld vendosi ta zëvendësoi atë që në minutën e parë të pjesë së dytë, duke inkuadruar në lojë shqiptarin tjetër, Blerim Xhemaili, i cili më vonë realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit.

Për paraqitje jo të mirë u kritikua edhe ylli i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri./Goal.al/