Wednesday, December 13, 2017
Home > Lajme > Tevez mund të kthehet te Juventusi

Tevez mund të kthehet te Juventusi

tevez

Carlos Tevez dhe Juventusi mund të ribvashkohen. Argjentinasi ka vetëm pak muaj që është rikthyer te Boca Juniors, por klubi nga Buenos Aires është në vështirësi të mëdha ekonomike, madje prej muajsh nuk derdh në llogarinë e Apashit pagën e tij mujore.

Kështu që mundësitë që palët të ndahen sërish janë të mëdha. Në dritare qëndrojnë brazilianët e Corinthians, ish klubi i Carlos Tevez që dëshiron ta ketë pësëri në gjirin e tij 31-vjecarin.

Kampionët në fuqi të Brazilit kanë shfaqur një interes të madh në drejtim të ish sulmuesit të Juventusit por nëse bardhezinjtë që për momentin janë vetëm spektatorë do të hynin në valle , me siguri që Apashi nuk do ti thoshte jo një rikthimi në Serinë A.

Tevez transferimin te Boca e ka përshkruar gjithmonë si një zgjedhje të zemrës, por tashmë sulmuesi duhet ti bëjë llogaritë edhe me portofolin.